Ministria e Arsimit dhe Sportit

POLITIKA E PRIVATËSISË

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë mbledh dhe përpunon të dhëna personale në mbështetje të “Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë””, “Ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar me ligjet nr. 9832, datë 12.11.2007 nr. 10 307, datë 22.7.2010 nr. 10493, datë 15.12.2011 nr. 82/2013, datë 14.2.2013”, “Ligji nr. 9376, datë 21.4.2005 “Për sportin”, aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e veprimit të MASR përcaktuar sipas “Vendimit nr.843, datë 27.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit” (i ndryshuar), si dhe në përputhje me përcaktimet e “Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale””.

a) Ankuesit ndaj veprimeve ose mosveprimeve të MASR apo institucioneve në varësi

Kur paraqitet një ankim administrativ ose një kërkesë/ankesë nga çdo palë e interesuar ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga punonjësi i protokollit. Të dhënat personale që mblidhen përdoren vetëm për procesin e shqyrtimit të ankimit ose kërkesës/ankesës. Këto të dhëna mbahen në protokoll në një mjedis të sigurt dhe me akses të kufizuar.

b) Aplikuesit për shërbimet e ofruara nga MASR

MASR ofron shërbimet publike si “Njohja e diplomave të huaja”, “Legalizimi i diplomave të shkollës së mesme”, “Aplikimi për hapjen e institucioneve arsimore”, “Aplikim për përfitimin e fondit të ekselencës”, “Regjistrimin e titujve akademikë”, “Dhënia e lejes për funksionimin e Institucioneve Arsimore Jopublike dhe të Institucione Arsimore Plotësuese Jopublike”, “Regjistrimi i diplomave dhe certifikatave për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, “Marrja e lejes për fillimin e veprimtarisë akademike të IAL-ve Jopublike”, “ Hapja e programeve të reja të studimeve të Doktoraturës në Institucionet e Arsimit të Lartë”, “Hapja e programeve të reja të studimit të ciklit të parë dhe të dytë, të programeve të studimeve jouniversitare, të natyrës profesionale”. Kërkesat dhe aplikimet për shërbimet e sipërpërmendura të ardhura nga palët e interesuara protokollohen në një regjistër të veçantë nga punonjësi i protokollit. Të dhënat personale që mblidhen përdoren vetëm për procesin e shqyrtimit të ankimit ose kërkesës/aplikimit. Këto të dhëna mbahen në protokoll në një mjedis të sigurt dhe me akses të kufizuar vetëm nga personat e autorizuar sipas akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë procedurën përkatëse.

c) Vizitorët në faqen tonë të internetit

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka faqen e saj në internet www.arsimi.gov.al . Kjo faqe mundëson për publikun e gjerë informacione të ndryshme mbi veprimtarinë e MASR si dhe kuadrin ligjor të përditësuar. MASR nuk mbledh informacione nga përdoruesit e faqes së internetit.

Infrastruktura mbi të cilën ngrihet faqja e MASR është pjesë e rrjetit qeveritar GovNet dhe ruhet/administrohet fizikisht në Qendrën e Shërbimeve Qeveritare të AKSHI-t. Faqja e MASR administrohet nga sektori i IT i AKSHI-t pranë MASR.

Kjo politikë privatësie mbulon vetëm faqen www.arsimi.gov.al dhe jo faqet e tjera të lidhura në këtë faqe. Ndryshimi apo përditësimi i kësaj politike privatësie, do të njoftohet menjëherë në këtë faqe.

Për çdo kërkesë për informacion apo paqartësi/ankesë në lidhje me politikën tonë të privatësisë, mund të na kontaktoni në adresën:

Rruga e Durrësit Nr.23, Tiranë, Shqipëri

Tel:                +355 4 2230289

E-mail:          [email protected]