Ministria e Arsimit dhe Sportit

Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës

 Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës është organ këshillimor, pranë ministrit përgjegjës për sportin, i cili harton politika për parandalimin e dhunës gjatë veprimtarive sportive dhe shfaqjeve sportive, i krijuar në mbështetje të nenit 54 të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, me përbërje strukturore të përcaktuar me Vendimin nr. 305, datë 23.5.2018 “Për përcaktimin e përbërjes, funksionimit, kompetencave dhe mënyrës së shpërblimit të anëtarëve të Komisionit Kombëtar Kundër Dhunës në sport”, si më poshtë:

a) Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, anëtar;

b) Sekretari i Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtar;

c) Një personalitet, përfaqësues i organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e luftës kundër dhunës në sport, anëtar;

ç) Një personalitet, përfaqësues i institucioneve të arsimit të lartë në fushën e sportit anëtar;

d) Një gazetar sportiv, anëtar;

dh) Një specialist nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, koordinator/sekretar.

 Përbërja nominative e Komisionit Kombëtar Kundër Dhunës në sport është përcaktuar me urdhrin nr. 358, datë 02.07.2018, të Ministrit përgjegjës për sportin, “Për emërimin e anëtarëve të Komisionit Kombëtar Kundër Dhunës në Sport”.

 

Neni 54 (ligji 79/2017 “Për Sportin”, i ndryshuar)

Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës

  1. Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës është një organ këshillimor pranë ministrit përgjegjës për sportin. Ky komision harton politika për parandalimin e dhunës gjatë veprimtarive sportive dhe shfaqjeve sportive. Përbërja, funksionimi, kompetencat dhe mënyra e shpërblimit të anëtarëve të këtij komisioni përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
  2. Komisioni Kombëtar Kundër  Dhunës  në  Sport  dhe  të  gjitha  organizatat  sportive, në veprimtarinë kundër dhunës në Shqipëri, respektojnë dispozitat e Konventës Europiane Kundër Dhunës në Sport, ku aderon Republika e Shqipërisë.