Ministria e Arsimit dhe Sportit

Këshilli i Lartë i Sportit

Këshilli i Lartë i Sportit është organ këshillimor, pranë ministrit përgjegjës për sportin, i cili merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave për sportin, i krijuar në mbështetje të nenit 9 të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportin”, me përbërje strukturore të përcaktuar me Vendimin nr. 255, datë 9.5.2018 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e përbërjes strukturore e të shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Sportit”, si më poshtë:

a) Përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, anëtar;

b) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit, anëtar;

c) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Basketbollit, anëtar;

ç) Përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Volejbollit, anëtar;

d) Përfaqësuesi i Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit, anëtar;

dh) Dy përfaqësues nga biznesi, anëtar;

e) Tri personalitete të sportit, anëtarë;

ë) Një jurist, anëtar;

f) Një gazetar sportiv, anëtar;

g) Një specialist nga MASR-ja, sekretar.

Përbërja nominative e Këshillit të Lartë të Sportit është përcaktuar me urdhrin nr. 337, datë 20.06.2018, të Ministrit përgjegjës për sportin, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Sportit”

 

 Neni 9 (ligji 79/2017 “Për Sportin”, i ndryshuar)

Këshilli i Lartë i Sportit

  1. Këshilli i Lartë i Sportit është organ këshillimor, pranë ministrit përgjegjës për sportin, i cili merr pjesë në hartimin dhe zhvillimin e politikave për sportin.
  2. Përbërja strukturore dhe shpërblimi i anëtarëve të Këshillit të Lartë të Sportit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
  3. Ministri përgjegjës për sportin është kryetar i Këshillit të Lartë të Sportit dhe emëron anëtarët e tij.
  4. Ministri përgjegjës për sportin miraton rregulloren e organizimit e të funksionimit të Këshillit të Lartë të Sportit.